Ish-bashkëshorti u martua me një vajzë 30 vite më të re, Monica Belluci e ironizon keq

Aktorja Monica Belluci nuk ia ka kursyer ironinë ish-bashkëshortit Vincent Cassel në lidhje me martesën me një vajzë 30 vjet më të re.

Kliko per me shume info

Cassel dhe Belluci u divorcuan në vitin 2013, ndërsa aktori u martua sërish në gusht me Tina Kunakey, 21 vjeçe.

Në një intervistë për revistën “Elle”, Belluci e ka komentuar përciptazi këtë lidhje.

“Më imagjinoni krah një djali 20 vjet më të ri, sado i bukur të jetë ai? Do ta shihja vetëm si bir.

Ne duhet ta bëjmë dallimin mes instikteve dhe mënyrës se si duhet t’i menaxhojmë, sepse në rast të kundërt do të ishim njësoj si kafshët”, ka thënë ajo.

Megjithatë, Belluci ka nxituar ta rregullojë deklaratën për babain e dy vajzave të saj, duke shtuar se “ky nuk është një gjykim moral. Dashuria nuk njeh ligje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.