Indeksi/ Shqiptarët, ndër të fundit në botë për sigurinë në punë

Kliko per me shume info

Studimet krahasuese tregojnë se Shqipëria është ndër vendet më problematikë në të gjithë botën për të drejtat e pronësisë.

Indeksi Ndërkombëtar i të Drejtave të Pronësisë, që e rendit Shqipërinë në vendin e 102 nga 125 vende të botës të marra në analizë.

Kliko per me shume info

Raporti i vitit 2018, megjithatë, e ka përmirësuar pozicionimin e Shqipërisë, po të kemi parasysh se në vitin 2017 renditeshim në vendin e 118-të.

Indeksi i të drejtave të pronësisë hartohet nga Aleanca për të Drejtat e Pronësisë, organizatë ndërkombëtare me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Indeksi ka tre komponentë kryesorë, që vlerësojnë kuadrin ligjor e politik në tërësi, dhe veçmas garancitë në mbrojtjen e të drejtave mbi pronën fizike dhe atë intelektuale, raporton “scan”.

Për sa i takon të drejtave fizike të pronës, renditja e Shqipërisë është më pak negative, duke u renditur në vendin e 81-të në Botë. Edhe në treguesin e të drejtave ligjore renditja e Shqipërisë është ndjeshëm më e mirë se ajo mesatare, duke u renditur e 82-a.

Megjithatë, një element që vlerësohet shumë negativisht brenda këtij kuadri është pavarësia e sistemit gjyqësor, ku renditemi në vendin e 112-të. Renditja më negative është ajo që lidhet me të drejtat e pronësisë intelektuale, ku Shqipëria rezulton shumë pranë fundit, në vendin e 119- të.

Problemet me pronën janë një ndër dobësitë themelore të klimës së të bërit biznes dhe të ekonomisë shqiptare.

Ndonëse Shqipëria ngelet një vend shumë problematik për të drejtat e pronësisë, vlen të thuhet se vendet e tjera të rajonit nuk janë aspak një shembull për t’u ndjekur.

Me përjashtim të Maqedonisë, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor renditen edhe më mbrapa se Shqipëria në indeksin ndërkombëtar të të drejtave të pronësisë. Në nivel botëror, renditja e shteteve ku prona është më e mbrojtur udhëhiqet nga Zelanda e Re, Finlanda dhe Suedia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.