Ikja nga jeta e 13 vjeçares në Tiranë, familjarët: Na e sulmuan me armë zjarri!

Familjarët e 13-vjeçares që ndërroi jetë mbrëmë në rrethana të paqarta deklarojnë se vajza është vrarë me armë zjarri.

Ata thonë për Report se Kasandra Braja ishte në banesë me vëllanë dhe nusen e tij në momentin që ka ndodhur ngjarja.

Kliko per me shume info

Sipas tyre, Xhevat Braja kur është kthyer nga puna e ka gjetur vajzën të shtrirë dhe pa shenja jetë në divan.

Vajza është qëlluar me armë zjarri. Në shtëpi ka qenë vëllai i vajzës dhe nusja e tij. Xhevat Braja kur është kthyer nga puna e ka gjetur vajzën të shtrirë dhe pa shenja jetë në divan.

Ngjarja u regjistrua mbrëmë në zonën e Babrrusë, aty ku e mitura jetonte bashkë me prindërit e saj, të cilët janë shurdhmemecë.

Fillimisht u raportua se vajza është gjetur nga babai me plagë thike në trup dhe më pas është shoqëruar për në spitalin e Traumës, ku ka humbur edhe jetën.

Por familjarët shprehen sot se ajo u vra me armë zjarri dhe ndërroi jetë në banesë. Policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.