Identifikohet autori që eleminoi me bukë në gojë punonjësin e bashkisë

Kliko per me shume info

Pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Shëlli, në rrethin e Matit, janë identifikuar zyrtarisht viktimat dhe autori i ngjarjes së rëndë.

Kliko per me shume info

Policia bën me dije se rreth orës14:00, në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull janë dëgjuar të shtëna arme.

Paraprakisht dyshohet se Kujtim Koxha, 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal.

Për pasojë ka humbur jetën M.H, si dhe kanë mbetur të plagosur Astrit Hani,  Erzen Alija dhe H.Buçi.

Erzen Alija dhe H.Buçi janë dërguar në drejtim të Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Njoftimi i policisë

Burrel

Policia identifikon autorin e ngjarjes në fshatin Shëlli, Mat Forca te shumta policore në ndjekje të tij Rreth orës14:00, Policia e Komisariatit Mat u informua se në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull janë dëgjuar të shtëna arme. Menjëherë shërbime të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shtetasi K.K. 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal. Për pasojë ka humbur jetën shtetasit M.H, si dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit A.H, E.A. dhe H.B. Shtetasit E.A. dhe H.B. janë dërguar në drejtim të Tiranës për ndihmë më të specializuar. Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat. Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qelluar në drejtim të tyre, në një lokal. Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit. Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje. Grupi hetimor gjithashtu ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe po sekuestron çdo provë që lidhet me këtë ngjarje. Forca të shumta policore janë në ndjekje të autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.