I qetë si asnjëherë, Saimir Tahiri tregon mikun e jetës (FOTO)

Soft

Kjo verë ka qenë e ngjeshur për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa shfaqet mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale.

Kështu, nga udhëtimet në bregdet me kalë, apo dhe pasioni për rritjen e bletëve, sot Tahiri shfaqet në mal, teksa shijon vjeshtën. Mbrëmjen e sotme Tahiri ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ një foto ku shihet me djalin e tij, Drinin, ndërsa të dy pozojnë të buzëqeshur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“#bestfriends4life”,-“miq të ngushtë përjetë”, -shkruan Tahiri. Ndonëse hetimet për të nuk janë mbyllur ende lidhur me akuzat për përfshirje në bandën ‘Habilaj’, ish-ministri, shfaqet tejet i relaksuar, i veshur sportiv ndërsa ka lënë edhe mjekër./bw

ME TE LEXUARAT