Hyjnë avionët amerikanë F22-Raptor, largohen 600 avionë rusë e iranianë

Bota

Qiejt e Sirisë po dynden prej kohësh nga avionët rusë, iranianë dhe sirianë (të Asadit), sidomos në zonën pranë Irakut, ku ndodhen edhe trupat amerikane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ishte hera e parë që trupat tokësore amerikane kishin kaq shumë avionë armiq mbi krye. Kjo bëri që Amerika të dërgojë avionët e famshëm F-22 Raptor, që janë edhe “stealth”, (të pakapshëm nga radarët), edhe bombardues.

Pasi rrëzuan në ajër avionin sirian (rrëzimi i parë prej shumë kohësh në një dyluftim kokë më kokë), një model rus SU-22, në qershor të 2017, F-22 Raptor-ët amerikanë vazhduan të patrullojnë nëpër qiej, duke lëshuar rregullisht municione e furnizime për trupat e tyre.

Sipas Pentagonit, ky mision ka përfunduar ditët e fundit. Dhe rezultati  është që trupat ruse, iraniane dhe siriane, kanë larguar rreth 600 avionë luftarakë që qarkullonin në atë zonë. Më saktë, 587.

Avionët F-22 Raptor vazhdojnë të jenë të padiktueshëm, siç u vërtetua dhe nga sulmi i fundit që u krye kundër forcave të qeverisë së Asadit. Teksa amerikanët F-22 Raptor vazhdonin punën me bombardime, kundra-ajrorët sirianë (modele ruse) u panë të qëllojnë qorrazi në ajër, pa shënjestër.

ME TE LEXUARAT