Humbja e jetës e 16-vjeçarit në Fier, vetëdorëzohet në polici autori. Emri

Aktualitet

Rreth 3 orë pas vrasjes me thikë të 16-vjeçarit Denis Vrenozi në Fier është vetëdorëzuar në polici autori i dyshuar.

Mësohet se është dorëzuar në polici Florian Gega rreth 17 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ndodhi sot, rreth orës 16:30 ka shkuar në Spitalin Rajonal Fier i plagosur me mjet prerës shtetasi Denis Vrenozi 16 vjeç, banues në Hoxharë të Vjetër.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Zogu i Zi’, Fier ku pas një sherri mes dy të rinjve ka mbetur i plagosur me thikë shtetasi Denis Vrenozi.

Shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT