Hetimet mbyllen nesër, Zagani tregon cfarë do ndodhë me Saimir Tahirin

Kliko per me shume info

Ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani shprehet skeptik ne lidhje me denimin e mundshem te Saimir Tahirit. Në reagimin e tij në ‘Facebook’ ish zyrtari i policise, i cili ndodhet bashkë me familjen për azil në Zvicër, ka komentuar dosjen e ‘Tahirit’, pasi ai ka denoncuar edhe më herët lidhjet sipas tij të ish-ministrit me grupin e ‘Habilajve’.

Zagani bën parashikimin e tij. Ai thekson se asgjë nuk ka për të ndodhur, ndërsa sipas tij çështja do të mbyllet.

Kliko per me shume info

REAGIMII ZAGANIT
Ka gjithe pasditen sot u çane portale e media me nje lajm sensacional me temen …!
“Te hene vendoset fati Saimir Tahirit, mbaroi afati hetimore” etj.etj…!
Me habit ky lajm….!

E çfare prisni te ndodhe tjeter o njerez, akoma se keni marre mesazhin ju per kete gje, akoma se keni kuptuar qe edhe drejtesine e vetuan me ne fund ashtu siç duhej…!
Te kishte bere gje ai do ta kishin futur me kohe brenda, por ai ishte thjesht nje dru i shtrember qe me vetingun e bere u drejtua dhe do futet te stiva e ketyre druve te “drejte” te bashkohet me shoket…!
Kaq ishte…dhe mos shperndani panik kot…!
Asgje ska per te ndodh me shum se ajo çfar ka ndodhur deri me sot, biles dhe aq sa u be ishte thjesht dhe vetem nje sakrific e vogel ne sherbim te kesaj dite qe arritem…!

Shyqyr qe kishim Engjellin ton avokat ne Rome te themi se desh na e futen talianet per i çik…!
P.s.. dhe mua qe lexoj gjithe kete panik per Sajen,nderkohe qe une vras mendjen si me dolen me vetingun keto (prokurore e gjykatese)qe do me bejne gjyqin mua ne Fier, se pa marre vesht si do jene me vetingun spo ma bejne gjyqin te me denojn mua “kriminelin” ne arrati, se Saja dihej qe do drejtohej me rastin e vetingut…!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.