Mbaron afati i hetimeve, prokuroria merr vendimin e madh për Saimir Tahirin

Aktualitet

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të vendosë mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, i cili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të Habilajve, që u godit në Itali ne fund te vitit te kaluar.

Të hënën përfundon afati i hetimit, pas nje serie shtyrjesh dhe prokuroria pritet të dalë me një vendim nëse do ta dërgojë për gjykim ish ministrin Tahiri, apo do të vazhdoje ceshtjen ndaj tij per nje afat te ri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi i hetimit të kësaj çështjeje pritet të kërkojë dërgimin për gjykim të Tahirit ndersa per provat e fundit qe mund te perfshihen ne dosje pritet te diskutohet diten e hene. Nese ceshtja shkon ne gjyq, ky duket te jete nje vendim i madh i drejtesise shqiptare e cila deri tani nuk ka denuar asnje ish minister.

Kërkesa pritet t’i bëhet Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë mbi fatin e dosjes. Nga hetimet e kryera ish ministri Tahiri dyshohet se i ka krijuar lehtësira grupit të Habilajve, për kultivimin dhe më pas trafikimin e kanabisit drejt Italisë.

Dyshime Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka ngritur pasi në më shumë se një rast eksponentë të grupit kriminal kanë përdorur mjete motorike dhe detare në emër të ish ministrit Tahiri. Për këtë prokuroria ka marrë edhe disa letërporosi nga Greqia, Mali i zi dhe Italia.

Në një dosje me ish ministrin Tahiri, është edhe ish financieri i grupit të Habilajve, Nezar Seiti, i cili në rrugë esktraproceduriale u ekstradua në Itali, por që më pas autoritetet italiane e liruan dhe aktualisht ai është në pritje të gjykimit nën masën e sigurisë arrest shtëpie.

ME TE LEXUARAT