Heqin bukën e gojës për t’u shkolluar, sakrifica që po bëjnë të rinjtë shqiptarë

Një prej gjërave që u japin më shumë rëndësi shqiptarët, është arsimi. Çdo familje jep çerekun e shpenzimeve për shkollimin, madje më shumë se shpenzimet për t’u ushqyer dhe strehuar.

Sipas statistikave të vitit 2017 nga INSTAT, familjet me kryefamiljarë deri në 24 vjeç çuan për arsim 25.1% të shpenzimeve. Në krahasim me një vit më parë shpenzimet për arsim ishin rritur me 2.3 herë për familjet në moshë të re, ku në 2016-n zinte 10.5% të totalit të shpenzimeve.

Kliko per me shume info

Arsyeja? Është rritja e tarifave të studimit me gati 15%.

Për shembull, tarifat për ciklin e studimeve “Bachelor” në Fakultetin e Ekonomisë në 2016-n ishin rreth 30 mijë lekë, këtë vit u bënë 35 mijë lekë.

Ndërkohë që kanë rritur shpenzimet për arsim, familjet e reja kanë ulur ato për ushqim dhe strehim, ku shpenzimet për banesë zinin në 2017-n rreth 21.5% të totalit të shpenzimeve, nga 24.8% që ishin gjatë 2016-s.

 

Në total, këto tre grupe, arsimi, strehimi dhe ushqimi, kanë një peshë totale në strukturën e shpenzimit të tyre prej 69%.

Ndërsa kanë ulur shpenzimet për veshje dhe këpucë, familjet e reja shqiptare kanë rritur shpenzimet për restorante dhe hotele. Rreth 9.5% e totalit të shpenzimeve në 2017-n shkuan për restorante dhe hotele, nga 6.4% që ishin një vit më parë.

Për sa i përket veshjeve dhe këpucëve, në 2017-n pesha e shpenzimeve për to ra me gati 1% në krahasim me një vit më parë, në 4.8% të totalit të shpenzimeve./Monitor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.