Haradinaj: S’ka ekstradim të ‘Babales’ pa kaluar etapat ligjore, ‘gylenistët’ kanë qenë një mësim për tu respektuar

Aktualitet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për çështjen “Babale” gjatë një ligjërate në Tiranë.

Ai është pyetur gjatë vizitës së tij në Tiranë për mundësinë e ekstradimit nga Kosova të Albert Veliut i njohur si Babalja, i cili shfaqet në audio përgjimin e pretenduar ndaj vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk e kam ndjekur shumë temën në fjalë. Ne bëjmë kujdes kur bie fjala te ndarja e pushteteve”, tha Haradinaj, i pyetur rreth kësaj çështje.

Ai theksoi se kjo çështje mund të diskutohet kur një vendim i mundshëm për ekstradimin e “Babales “të vijë te Ministria e Drejtësisë.

Ramush Haradinaj tha se, “pa kaluar të gjitha etapat ligjore nuk ka ekstradim të Albert Veliut. Politika ndërhyn pasi merr vendim drejtësia”, tha ai.

“Deportimi i gylenistëve ka qenë një mësim për të respektuar të gjitha procedurat ligjore të Kosovës kur bie fjala tek ekstradimet”, shtoi Haradinaj.

Ndërsa ishte në UET, Haradinaj kishte një këshillë edhe për shërbimet e inteligjencës në Kosovë dhe Shqipëri.

“Duhet të merren me fushatën kundër ardhjes së kosovarëve në Shqipëri”, tha ai.

Sipas tij, kjo është diçka e orkestruar, me qëllim pengimin e ardhjes së kosovarëve në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT