Griezmann e “përmbys” në Paris, Gjermania dështon sërish...

Sport

Kombetarja gjermane dështoi sërish të kthehet te suksesi, teksa u mposht me përmbysje nga kampionët në fuqi të botës, Franca, në sfidën e luajtur në “Stade de France”.

Pas humbjes së thellë 3-0 në Amsterdam, skuadra e LoW e nisi mjaft mirë sfidën në kryeqytetin francez dhe arriti të gjejë avantazhin në minutën e 14′, kur Toni Kroos ekzekutoi saktë një penallti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Franca riktheu baraspeshën në minutën e 62-të, me anë të yllit të Atletico Madridit, Antoinne Griezmann, ndonëse Gjermania po luante dukshëm më mirë.

“Pancerat” nuk e ulën ritmin dhe vijuan të kërkojnë sërish avantazhin, por në nJë kundërsulm të shpejtë, Franca fitoi një 11-metërsh të dhënë edhe nga “zemërgjerësia” e arbitrit.

Penalltinë e merr përsipër Griezmann, që ekzekuton saktë dhe mposht për herë të dytë Manuel Neuerin, duke lënë sërish “duarthatë” Gjermaninë.

Skuadra e Low ka edhe një ndeshje për të luajtur në Ligën e Kombeve, pikërisht ndaj Holandës në Gjermani, por që rrezikon seriozisht qëndrimin në Ligën A.

ME TE LEXUARAT