Gjobiten shkolla, lokale e hotele në Tiranë, përgjuan klientët

Aktualitet

Tirana gjithnjë e më shumë po i ngjan një Big Brother-i të madh, ku mijëra kamera të policisë, bashkisë, institucioneve, hoteleve, bareve survejojnë pa ndërprerje. Por, a janë të gjitha të vendosura sipas rregullave dhe sa të sigurtë janë qytetarët që privatësia e tyre nuk cenohet?

Top Channel iu drejtua zyrtarisht Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, zotit Besnik Dervishi. Ai thotë se janë bërë disa kontrolle të iniciuara nga vetë institucioni, por edhe pas ankesave të qytetarëve që kanë ngritur shqetësimin për mënyrën se si janë vendosur kamerat. Në 3 raste komisioneri ka vendosur gjoba. 50 mijë lekë për kolegjin “Harry Fultz”, po 50 mijë lekë për një bar-kafe të quajtur “Jurgen” dhe 20 mijë lekë për fondacionin “Konica”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, në 3 raste të tjera komisioneri ka dalë me rekomandime.

Në shkelje flagrante të vendosjes dhe përpunimit të të dhënave ka rezultuar një klinikë dentare dhe dy hotele. Midis tyre edhe hotel Plaza, i pozicionuar në zemër të kryeqytetit. Nga hetimi ka rezultuar se sistemi i kamerave të këtij hoteli survejon në mënyrë të parregullt klientët në palestër dhe mjediset e spa-së, por edhe qytetarët në pjesën e jashtme. Shqetësues është fakti i përpunimit të pamjeve. Komisioneri ka kërkuar shkatërrimin e tyre, pasi janë marrë në mënyrë të jashtëligjshme.

Qytetarët shqiptarë janë të painformuar mbi të drejtat që kanë në mbrojtjen e privatësisë me kamerat e survejimit dhe në krahasim me shkeljet, ankesat janë shumë të pakta. Madje, deri më sot, komisionerit nuk i është drejtuar asnjë ankesë për pretendimin e keqpërdorimit ose përhapjes së paligjshme të pamjeve filmike të regjistruara nga sistemet e survejimit.

ME TE LEXUARAT