Gjermania nuk e lëshon Arbër Çekajn: Hetim i përbashkët

Kliko per me shume info

Gjermania nuk do ta lëshojë lehtë Arbër Çekajn, shqiptarin e arrestuar për 613 kg kokainë të fshehur në kontenierin me banane. Lajmin se Çekaj nuk do të ekstradohet, pro do të hetohet edhe nga pala gjermane, e ka bërë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas takimit me me delegacionin e lartë të (BKA) Zyrës Federale Kriminale Gjermane, kryesuar nga Zv.Presidenti Peter Henzler

Xhafaj tha: Tani nuk është çështje më ekstradimi por hetimi të përbashkët. Është punë e përbashkët. Kemi pasur diskutime me shumë interes me drejtuesit e policisë së shtetit por dhe drejtues të task-forcës “forca e ligjit”. Pamë se çfarë kemi bërë e cfarë mund të bëjmë më shumë në të ardhmen dhe bashkëpunimi me parnterët tanë gjermanë dhe policinë kriminale gjermane mund të konsiderohet model.

Kliko per me shume info

Ndërsa Presidenti i Zyrës Federale Kriminale Gjermane, Hezler tha: “Gjermania dhe Shqipëria po bashkëpunojnë ngushtë. Ka shqiptarë që jetojnë në Gjermani dhe gjermanë që jetojnë në Shqipëri. Për fat të keq ka që me veprimtaritë e tyre kriminale i bëjnë dëm shoqërisë. Ne kemi oficerë ndërlidhës. Nëpërmjet task forcës speciale bashkëpunimi po merr edhe një shtysë më të madhe. Bisedat që patëm me ministrin treguan se duhet të nisin përpjekje të reja për të luftuar ata që kryernë veprime kriminale madje t’i konfiskojmë dhe fitimet e arritura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.