Gazetarja shqiptare e vë në siklet, Vuçiç, fshin djersët: Nuk po ju ofendoj se jeni femër

Kosovë&Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic është perballur me nje gazetare shqiptare në mes të Beogradit. Kreu i shtetit serb eshte pyetur se “çfarë kushtesh ka Serbia për njohjen e Kosovës si shtet?”.

Pyetja eshte bere nga gazetarja e KosovaPress, Nerënxa Jakupi, gjate një konference për media të mbajtur pas një paneli të Forumit të Sigurisë në Beograd, në të cilin ishte panelist edhe vete ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vuçiç përpiqej që të tregohej i ftohtë ndaj gazetares shqiptare, por nuk ia doli. Pavarësisht tendosjes në të cilën është ndodhur, Vuçic është përgjigjur.

Ai përsëriti qëndrimin tashmë të njohur se dëshiron kompromis me shqiptarët ku të dyja palët do të ndjenin dhembje.

Pas kësaj, kur ai po merrte një pyetje nga një gazetar tjetër, presidenti serb po fshinte djersët duke dëshmuar se nuk ishte i perqendruar në pyetjen që po i bëhej.

Ndonëse pyetja iu bë në gjuhën angleze, ai është përgjigjur në serbisht, por gjatë konferencës është përgjigjur edhe në gjuhën angleze.

ME TE LEXUARAT