Arrestimi për përplasjen në bllok, cfarë u fshehu hetuesve biznesmeni Redi Popescu

Kliko per me shume info

Pothuajse 3 javë pas vrasjes se Fabiol Gaxhës në ish-bllok, policia e Tiranës arrestoi pronarin e lokalit ku ndodhi ngjarja. Redi Popesku 40 vjeç, i cili gjatë kësaj kohe është pyetur edhe si dëshmitar okular, u prangos për dyshimet se ka kryer veprime që pengonin zbulimin e të vërtetës.

Siç thotë një burim jo zyrtar Popescu ka refuzuar kërkesat e prokuroreve për të dorëzuar një armë me leje, për të cilën është parë e domosdoshme kryerja e ekspertizës.

Kliko per me shume info

Justifikimi i 40 vjeçarit ka qenë se armën kishte kohë që e kishte humbur. Nga ana tjetër për ngjarjen e ish-bllokut ku gjatë shkëmbimit me armë zjarri mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, janë nën arrest me burg edhe Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Të dy ata mbetën të plagosur dhe masa e sigurisë u komunikua në ambientet e spitalit. Madje për Ervis Martinajn, pati edhe një konflikt me spitalin privat ku ai kurohej, përderisa mjekët nuk pranuan t’ia dorëzonin autoriteteve të burgjeve. Më pas e gjitha kjo solli shkarkimin e drejtorit të policisë së burgjeve.

Aktualisht janë ende në kërkim ushtaraku i beretave të kuqe Marviol Billo, Fabiol Alushi dhe Ervin Mata që është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata.

Përveç rrëfimit të dëshmitareve okulare që tregojnë se dy grupet u përplasen për motive të dobëta, të gjithë mekanizmin se çfarë ndodhi në të vërtetë mbrëmjen e 4 tetorit do ta përcaktojë ekspertiza shkencore që do të saktësojë se me sa armë u qëllua atë natë dhe kush ka qëlluar.

Por ekspertiza nuk ka përfunduar ende e për këtë edhe Martinaj edhe Hato janë të dyshuar për vrasje.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.