“Fred emri, mbiemri hajduti”, ja ç’flitet në lagjen e Fredi Alizotit në Fier

Aktualitet

Fredi Alizoti është fieraku i cili ditët e fundit ka futur në debat politikanë, analistë e gazetarë ne vend.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Alizoti konsiderohet nga prokuroria si dëshmitar për çështjen “Babale” ndërsa ditën e sotme ka thënë se video e tij e dytë ku thoshte se e kishin marrë nga makina e MB ishte thjesht një shaka.

Ndërsa në lagjen “1 Maji” në Fier, e ëma dhe e motra u qëndrojnë larg mediave dhe shfaqja e gazetarëve në lagje i ka zemëruar.

E ëma u ka thënë gazetarëve që t’i lenë të qeta pasi një javë më parë ajo humbi bashkëshortin.

Sipas saj i biri duhet të vuajë për atë që ka bërë por ato t’i lenë rehat.

Ndërkohë në lagjen e tij, Alizotin e njohin mirë, por askush nuk flet, përveç deputetit demokrat Luan Baçi.

Ai ka thënë për TCH:

Është kontigjent i policisë, është njeri ordiner. Dhe ky njeri që e njoh personalisht rri duke kërkuar lekë rrugëve, hajdut banesash. Vet policia e ka pranuar, e ka ndjekur për ta kapur për hyrje në dyqane. Kur pashë videon u kujtova se kush ishte: Fred emri, mbiemri hajduti."

Alfred Alizoti, sipas Prokurorisë imitoi zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin “Babale”, me premtimin se do të merrte 100 mijë euro. Por, pasi kjo nuk ndodhi, ai iu rrëfye policisë e më pas prokurorëve, ndërsa aktualisht ndodhet në burg nën arrest.

ME TE LEXUARAT