Fatos Nano dhe Sali Berisha, politikanët që i shpëtuan shërbetit të Stambollit

Politikë

Profesori dhe analisti, Agron Gjekmarkaj në një opinion të tijin, për gazetën “Panorama” shkruan se politikanët shqiptarë si Sali Berisha dikur kreu i PD-së dhe Fatos Nano, dikur kreu i PS-së kanë mundur të ruajnë me Turqinë marrdhënie stabël, ose e thënë ndryshe “ i shpëtuan shërbetit të Stambollit”.

Ndërsa sot sipas Gjekmarkajt me në krye të qeverisë Edi Ramaën, mes dy vendeve është krijuar një marrdhënie vasaliteti, saqë edhe në shkolla është duke ndërhyrë sistemi Turk dhe Erdogani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Qysh nga revolucioni i gjithanshëm i Ataturkut e deri sa u shfaq doktrina e Davatogluse ne fillim të viteve 2000 e një samit të Sarajeves, ish-ministër i Jashtëm i Erdoganit, Turqia ka qene miqsore dhe pa tendenca ndikimi ne punet e brendshme te Shqiperise.

Fatos Nano u tentua i pari nga sherbeti dhe jaseminët e Stambollit, Sali Berisha i dyte pas shihareteve që dha gjate segmentit 92-97 i shpëtoi atij tentacioni dhe nuk e futi anijen ne Dardanele. Ndërsa prej disa vitesh na ofrohet miqësi me spekter vasaliteti.

Në fillim pasi u bëmë anëtar te Konferencës Islamike u “pushtuam” nga shkollat e Gylenit megjithese e donim Shqipërinë si gjithe Europa, ato shkolla nuk po vinin. Tani na kërkohet që ata ti zbojmë dhe ti zëvendësojmë me shkolla te licencuara nga ministria e arsimit te Ankarse. Përsëri lind një pyetje etike për orientimin mendor e kulturor!

Fëmijët shqiptare do të edukohen me shkolle perëndimore apo lindore?”, shkruan Gjekmarkaj

ME TE LEXUARAT