Euro nuk ndal rënien, zbret në 124.6 lekë në kursin e këmbimit

Kliko per me shume info

Monedha e përbashkët ka hyrë në një trajektore rënëse që nuk ka të ndalur, duke përsëritur situatën e krijuar në muajin maj të këtij viti, kur ajo zbriti deri në 124.17 lekë, niveli më i ulët në 10 vjet, duke detyruar Bankën e Shqipërisë të fillojë një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme në treg.

Por, ndërsa këto ndërhyrje, përmes së cilave Banka tërhoqi nga tregu më shumë se 100 milionë euro kanë arritur të mbajnë euron në nivelin e 125-126 lekëve për rreth 4 muaj, këtë javë monedha e përbashkët zbriti nën 125 lekë për herë të parë që nga qershori.

Kliko per me shume info

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.64 lekë, 0.15 lekë më pak se një ditë më parë, teksa po i afrohet me shpejtës nivelit më të ulët të 10 viteve. Që nga fillimi i muajt tetor monedha e përbashkët ka rënë me 1.6 lekë.

Euro është “ndihmuar” dhe nga rënia e tij në bursat ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët ka zbritur në 1.14 dollarë, nga 1.16 që ishte dy javë më parë, ndonëse ditën e sotme euro ka rikuperuar lehtë.

Aktorët e tregut pohojnë se kjo rënie e euros është e pazakontë dhe lidhet me faktorët e kërkesës dhe ofertës. Për momentin, shpjeguan ekspertët bankarë, ka një bllokim tregu, sepse nuk ka kërkesë për euro, ndërkohë që oferta për të është e lartë. Nga ana tjetër edhe qarkullimi i monedhës vendase është i dobët.

Ata e shpjegojnë këtë lëvizje dhe me hedhje në treg të valutës nga bankat, të cilat mund të kenë shitur euro për llogari të klientëve të mëdhenj.

Edhe zgjatja e sezonit turistik ka ndikuar në prurjet e valutës në vjeshtë, por efekti i këtyre prurjeve nuk konsiderohet i rëndësishëm.

Prej të paktën dy vitesh, tregu shqiptar është përballur me një ofertë të pazakontë në euro, përtej të hyrave nga burime formale, duke bërë që monedha vendase të forcohet me shpejtësi, nga rreth 139-14 lekë që ajo u këmbye e stabilizuar në periudhën 2010-2016, në 125 lekë aktualisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.