Përplasja tek ish-blloku, Ervis Martinaj kërkon lirimin në gjykatë

Kliko per me shume info

Biznesmeni Ervis Martinaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit.

Dy jave me pare Gjykata Tiranës dha masën ‘arrest në burg 30 ditë’ për Martinaj, pas ngjarjes në një lokal në ish Bllok, ku mbeti i vrarë një person, ndërsa Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hate u plagosën.

Kliko per me shume info

Në konfliktin e ndodhur mbrëmjen e së 4 tetorit në një lokal në këtë zonë mbeti i vrarë Fabian Gaxha.

Dyshohet se ‘mollë sherri’ për konfliktin mes 7 personave ka qenë ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata, e cila ndodhej në lokal bashkë me të dashurin e saj, i cili është në kërkim.

Megjithatë policia dhe prokuroria janë duke hetuar edhe për një konflikt të mëparshëm mes palëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.