EMRI/ Falsifikoi dokumentet, pranga punonjësit të policisë në Shkodër

Aktualitet

Nje punonjes policie është ndaluar për falsifikim në procedurat e pajisjes me pasaporta biometrike

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me shkresen nr.2033 Prot., date 19.08.2016, Kom i Policise Malesi e Madhe ka përcjellë në Bashkine Koplik 12 praktika të personave që kanë aplikuar për t`u pajisur me pasaportë biometrike.

Diten në fjale, sipas procesverbalit përkates të kqyrjes, në Kom e policise ka qenë në detyrë si patrulle oficeri, Faik Ujka.

Po ashtu, sipas procesverbalit te kqyrjes se regjistrit ne ZGJC Koplik rezulton se praktikat me shkresen nr.2033 Prot., date 19.06.2018 jane dorezuar nga punonjesi i policise Faik Ujkaj.

Shtetasi ne fjalë, ne shkresen që i ka dorëzuar Bashkisë Koplik, me numer 2033 Prot., date 19.08.2016, te Komisariatit te Policise M.Madhe, ka shtuar me shkrim dore emrin Admir Piranaj, dhe praktiken e ketij shtetasi.

Sipas aktit të ekspertimit përkatës ka rezultuar se emri i shtuar në shkresen nr. 2033 Prot., date 19.08.2016 si dhe shkrimet ne formularin e aplikimit per pajisjen me pasaporte biometrike ne emer te shtetasit Admir Piranaj jane shkruar nga i dyshuari Faik Ujkaj, si dhe vulat e K.P.M.Madhe dhe nenshkrimi i shefit te komisariatit ne farmularin e pajisjes me pasaporte biometrike ne emer te shtetasit Admir Piranaj, jane te falsifikuara. Hetimi u bë nga Prokuroria e Shkodrës

ME TE LEXUARAT