E dinit? Në Shqipëri ka mbi 8.000 persona që janë rreth 150 vjeç

Kliko per me shume info

Zbulohen shkeljet dhe gafat e bëra në regjistrimin e personave në Drejtorinë e Gjendjes Civile. Një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) doli në përfundimin se ky sistem mbart mijëra gabime, shumica e të cilave trashanike.

Sipas Regjistrit Kombëtar, vendi ynë mban një rekord për moshën e 150-vjeçarëve, pasi numri i personave me moshë mbi 100 vjeç rezultoi 8.674, nga të cilët 485 janë të bllokuar dhe nuk marrin shërbim, ndërsa 8.189 persona rezultojnë nga sistemi si marrës të shërbimit.

Kliko per me shume info

Veç kësaj, KLSH konstatoi se ekzistojnë 30,249 fusha të paplotësuara për “adresën”, 8 fusha të paplotësuara për “ID familjare”, 28,858 fusha të paplotësuara për “lidhja me kryefamiljarin”.

“U konstatuan rekorde jashtë logjikës; 5.555 raste kombësia e të cilave është shënuar XXX, XXA apo XXZ; Fusha “radha në familje” në 2.787 raste ka vlerë “0” dhe në mjaft raste ka numra që nuk përputhen minimalisht me numrin e anëtarëve në familje; u konstatuan 6 emra 8 me përbërje ‘Xxx’, nga të cilët 1 prej tyre ka edhe mbiemrin ‘Xxx’ dhe 1 rast ka edhe emrin e të atit ‘Xxx’”, thuhet në raportin e auditimit.

Nga ana tjetër të dhënat e sistemit në shumë raste kanë mangësi dhe numër të konsiderueshëm fushash të paplotësuara, të cilat sipas këtij institucioni nuk japin siguri. / Monitor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.