E dini kush është zanati më i kërkuar i momentit? Ndoshta s'jua merr mendja, flasin shifrat

Aktualitet

Rreth 10.52 individë kanë ndjekur kurset e afatshkurtra të formimit profesional në 8 muajt e parë të vitit në 10 qendrat që funksionojnë për këtë qëllim në të gjithë vendin. Shifrat zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit tregojnë një numër të lartë frekuentuesish, ndërsa kursi më i kërkuar rezulton ai për instalimin dhe riparimin e rrjeteve elektrike. Konkretisht ky drejtim 11 për qind të totalit të të certefikuarve për periudhën Janar-Gusht 2018, duke u ndjekur nga kurset e kuzhinës me 9.6 për qind, hidraulikët më 7.7 për qind.

Ndërkaq, frekuentim kanë pasur edhe gjuhët e huaja, megjithëse në tendencë rënëse në vitet e fundit. Nga i gjithë totali i individëve që kanë marrë një zanat, 4310 prej tyre janë gra dhe vajza. Ndërsa gjatë gjithë vitit që lamë pas kanë ndjekur kurse rreth 17,297 individë. Por sërish problem mbetet integrimi në tregun e punës. Përmes të dhënave zyrtare, vetë Shërbimi Kombëtar i Punësimit, bën me dije se nëse pjesëmarrja në kurset e formimit është e kënaqshme, punësimi pas certifikimit,vazhdon të mbetet një problem serioz pasi, vetëm 4.9 % e punëkërkuesve të papunë të trajnuar gjatë 2017-ës në kurset e profesioneve, kanë arritur të punësohen, apo 1 në 20. Por edhe pse me këto statistika, Shërbimi Kombëtar i Punësimit po përgatit një program për trajnimin me detyrim dhe pagesë të të gjithë punëkërkuesve të papunë të regjistruar në zyrat e punësimit si edhe të atyre që do të humbasin vendin e punës nga mbyllja e kazinove dhe basteve sportive./SCAN

ME TE LEXUARAT