“E bëra gjithçka nga xhelozia!”/ Rexhep Rraja sot në Apel për “Xhisielën”, kërkon lirinë

Aktualitet

24-vjeçari Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS Rrahman Rraja, do të dalë sot para Gjykatës së Apelit të Tiranës për të kërkuar lirinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai e depozitoi kërkesën për lirim nga paraburgimi në datën 8 tetor, kërkesë kjo që do të merret në shqyrtim sot në seancën e orës 10:30.

Shpresa Becaj është gjyqtarja e cila do të vendosë nëse Rrajës do t’i jepet ose jo liria.

Hetimet janë ende të hapura për këtë çështje që kryesohet nga prokurorja Mirela Kapo.

Kujtojmë se Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator për “Përndjekje” të ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku.

Në deklaratat e saj të fundit, Maloku është shprehur se ka dhënë dëshmi të rreme pasi ishte shtyrë nga xhelozia dhe se ai nuk e ka dhunuar.

ME TE LEXUARAT