Do festonte ditëlindjen e 24-tërt, Barbara Dini përlot me dedikimin për të vëllanë: Nuk u ngopëm me ty

Showbiz

Ergi Dini, fituesi i një prej edicioneve të talent show X-factor humbi jetën më 21 nëntor 2016, ndërsa dhimbja që ka lënë për familjarët është e madhe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këngëtari i ndjerë do të festonte ditën e sotme ditëlindjen e tij të 24-të.

Motra e tij këngëtarja Barbana Dini, e cila vazhdon të ndjejë dhimbjen për humbjen e të vëllait i ka dedikuar në rrjete sociale një postim prekës ku ende thekson se e gjitha i duket një mankth nga i cili pret te zgjohet.

”Çdo vit mezi prisja orën 00.00 të kësaj nate për të uruar ditëlindjen! Sot është ditëlindja jote e 24!Po bëhen 2 vite që pres të “zgjohem”nga ky makth i tmerrshëm.Ishe gjëja më e bukur që më ndodhi në këtë jetë por edhe dhimbja më e madhe…nuk u ngopem me ty!Ke qenë je dhe do te mbetesh dashuria ime me e madhe,pika ime e dobët!Nuk do mundem kurrë ta pranoj humbjen tënde Ergi…,”-përfundon Barbana në rrjete sociale.

ME TE LEXUARAT