Djali me ndihmën e gruas, sulmon babanë

Aktualitet

Dhuna në familje regjistron një rast “të veçantë” në Lezhë. Djali, në bashkëpunim me gruan e tij, ka dhunuar babanë 71-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në Kallmet dhe Policia sqaron se u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për viktimën, ndërsa materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 15. 10. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin L. S., vjeç 71, banues në Kallmet, pasi djali dhe nusja e djalit, M. S., dhe D. S., vjeç 47 e 44, banues në Kallmet, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

ME TE LEXUARAT