Debati për ‘Babalen’, Rama ironizon Bashën: Si i bëhet të vërtetës o artist, asaj që dimë unë e ti?

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për dosjen ‘Babalja’, e cila ka prodhuar reagime të mëdha mes kampeve politike. Me një postim në Twitter Rama ironizon Bashen, ndërsa shtron disa pyetje.

“Po Artist po, këtë aktorin mund ta gënjenit dy herë, edhe kur e futët në rrugën e burgut me filmin, edhe kur i thatë jepi, shpif për Taulantin që të shpëtosh nga burgu! Po si i bëhet të vërtetës o Artist, të vërtetës që s’ka mbushës e analist kazani që e mbulon dot? E di, në hall je🤥”, shkruan Rama.

Kliko per me shume info

Më herët kreu i PD publikoi një video në Facebook, në të cilën shprehej se Rama krijoi grup të posaçëm për të mbrojtur familjen kriminale të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Grupi i posaçëm që ka krijuar Edi Rama për të mbrojtur familjen kriminale Xhafaj, duke falsifikuar prova e dëshmitarë dhe sulmuar këdo që rrezikon kriminelët”- tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.