Dalin fotot/Xhisiela dhe Rexhepi puthen pasi dalin nga hoteli

Showbiz

Pasi ka bërë lëmsh një dynja të tërë dhe është shfaqur ditën e sotme përpara gjykatës për të mbrojtur ish të dashurin e saj, Rexhep Rraja, janë publikuar fotot e Xhisiela Malokut me djalin e deputetit socialist.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata të dy janë filmuar nga kamerat e sigurisë së hotel "Boçit", ku pretendohet se Rexhepi ka dhunuar e madje, edhe thuhet se ka djegur me cigare të renë.

Në fotot e publikuara nga Shqiptarja.com dy të rinjtë duken duke u puthur me njëri-tjetrin, ndërsa Rexhepi e ka mbështetur ish të dashurën e tij pas makinës.

Pamjet mbajnë datën 19 korrik 2018, ora 18:28.

Dy ditë më pas Xhisiela Maloku ka denoncuar në polici të dashurin e saj për ushtrim dhune.

Në foto, Xhisiela dhe i dashuri i saj, djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja, duken duke shkëmbyer puthje, ndërsa largohen krejt normalisht të dy me automjetin e të riut.

ME TE LEXUARAT