Dalin emrat e parë, ja cilat janë mediat që janë paguar nga Greqia

Aktualitet

Pas skandalit të publikuar ditën e djeshme që mjaft media në vendin tonë janë financuar nga Greqia, Fax News ka raportuar edhe disa nga emrat.

Bëhet fjalë për portalet dhe institucionet: Albanian Free Press, Himara.gr, Epirus (gazetë në veri të Greqisë), Instituti i Studimeve Mediatike. Por kjo nuk është lista e plotë. Dyshohet se ka edhe mjaft media të tjera që ende nuk janë bërë publike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dyshohet se mediat dhe gazetarë të tjerë shqiptarë kanë përfituar ndër vite miliona euro nga shteti fqinj.

Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias theu heshtjen në lidhje me financimin e mediave në Shqipëri dhe Maqedoni.

Kotzias i acaruar përdori fjalët, si ‘idiotësi’ dhe ‘mungesë seriozitetit’.

ME TE LEXUARAT