Dako sfidon Bashën, harroje Durrësin, Shijakun dhe Krujën o toç

Politikë

Pas akuzave që kryetari i PD-së, Lulzim Basha i adresoi pak orë më parë ndërsa theksoi se duhet të merret si i pandehur, ka reaguar Vangjush Dako.

“O Lulëzim Basha! Ti duhet t'i harrosh Durrësin, Shijakun dhe Krujën.. Sepse dikur edhe votonin për Saliun e për PD, po për toçin e Saliut votojnë vetëm nostalgjikët e PD dhe aq! Ti duhet ta kuptosh që s'ke vota o Lulëzim dhe s'ta kam fajin as unë, as durrsakët, as shijaksit as krutanët. NUK KE VOTE!”, ka thënë Dako.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej kryebashkiaku i Durrësit referuar çështjeve Xhisiela dhe Babale i ka kujtuar Bashës se me të tilla aksione nuk ecet para.

“Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh.. TY NUK TE BESON ASKUSH o toçi i Saliut që i hap telefonin vetëm kunatit”.

Në përfundim Dako, ka thënë se ai është i besueshëm nga qytetarët sepse pa ndasime i hap telefonin dhe u përgjigjet halleve të tyre.

Gjithashtu Dako ka thënë se me Bashën do shihen ne gjyq.

“Kurse mua më besojnë se ju hap telefonin të gjithëve dhe s'i kam duart as me gjak, as me zhul eurosh si puna jote! Ti vazhdo dil e shpif përditë jo krimi, jo droga, jo leku jo byreku, se ka ardh koha t'i marr edhe ca lekë unë nga thesi që të mban kunati ty. Do shihemi në gjyq bashkë ose në fakt jo, se ti merr raport mjekësor kur të thërret gjykata. Toç!”

ME TE LEXUARAT