Çudit Sara Hoxha: Kur u shuajt babi unë bëja me faj mamin, gjërat morën për kot

Showbiz

Sara Hoxha pak kohë më parë ka zgjedhur që të kurorëzojë me një martesë të kuruar deri në detaje dashurinë e saj me Ledion Liçon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por duket se pas muajit të mjaltit çifti ka ardhur me një risi tjetër. Ledioni ka zhvilluar një intervistë “të pacensuruar” me Sarën, gjatë një takimi në një restorant vonë në mbrëmje.

Ai i ka bërë pyetje personale që tregojnë shumë për jetën e Sarës dhe brendësinë e familjes Hoxha pas vdekjes së themeluesit të Top Channel Dritan Hoxha. Intervista është publikuar në Revistën Who.

E pyetur se si do ta përshkruante marrëdhënien me të ëmën pas vdekjes së babait të saj, Sara ka treguar:

‘’Në fillim unë dhe mami im nuk ishim shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Unë isha më tepër vajza e babit, isha më e lidhur me të. Mami ishte tërë kohës aty, e merrja pak për të mirëqënë, ndërsa babit ia ndjeja mungesën, doja ta kënaqja, ta bëja të ndihej krenar. Pastaj kur babi ndërroi jetë, gjërat morën pak për kot.

Nuk është se nuk e doja, se unë vdes për mamin tim, por e bëja atë me faj që babi nuk ishte më. Ishte mbase mënyra ime për t’u përballur me humbjen. Për të do të ketë qënë shumë e vështirë kjo pjesë, por kur e mendoj, isha akoma fëmijë kur ai iku.Pastaj gjërat ndërruan kur u lidha me ty, sepse më shihte si të rritur, më të pavarur, pra kishim një komunikim të ri dhe më pas kur linda London, arrita të kuptoj vërtet se sa shumë ka bërë ajo për mua, për ne.

E shihja vetë se sa e vështirë ishte të rrisje një fëmijë, sa përgjegjësi ke dhe i shtoja dhe faktin që babi nuk ishte aty për të, ajo ishte vetëm, vetëm në familje, vetëm në biznes, por si një Super Grua! Mami im është gjithçka.”

ME TE LEXUARAT