Çfarë pa Rama në sytë e policëve?! Arsyeja pse u mbyt në djersë

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka befasuar ditën e djeshme shumë qytetarë, teksa u shfaq para drejtorëve të policisë me një gjuhë të ashpër dhe me një gjendje të pazakontë, i mbytur në djersë. Kjo ka tërhequr jo pak vëmendje, teksa është komentuar nga shumë njerëz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një prej tyre është edhe ish-studenti i Lëvizjes së Dhjetorit, Arian Nikaj, i cili shkruan në ‘Facebook’ se Rama nuk e mblodhi policinë për të na transmetuar ne sigurinë. Sipas tij, Rama i mblodhi policiët dhe pa që midis tyre nuk ka më idealistë, duke shtuar se kreu i qeverisë është aq i mençuar sa të dallojë sytë bosh pa dritë të policëve që kishte në sallë.

“Ai nuk e mblodhi Policinë për të na transmetuar ne sigurinë, se ne e kuptojmë se ai nuk del dot në këmbë as vetëm ca hapa si bënte dikur.

Ai i mblodhi dhe pa që midis tyre nuk ka më idealist dhe kjo tremb jo vetëm atë por gjithë shoqërin, se nuk ka polici pa idealin human të mbrojtjes së jetës. Si mund të ketë policë që nuk ka kuptuar vetingun e tyre, ku i kërkojnë nënën e baban krushqë e të afërm dhe Ministri i tyre ka vëllan të dënuar në burg për trafik ndërkombëtarë droge ?!

Asnjë personalitet nuk takon ministrin e brendshëm për këtë fakt dhe opinioni dëgjon avokatin mbrojtës që e duan amerikanët.

Ai është kaq i mençur sa të dalloj sytë bosh pa dritë të policëve që kish në sallë dhe i dolën djersë të ftohta, këtë rradhë jo nga përdorimi stupefiantëve por nga frika e zullumit ku ka fut veten.

Krimi i Organizuar të identifikon edhe si tabelë ku mund të kesh shënjuar dhjetën në gjoks, kur ngatërrohen interesat, se ata nuk janë si ne që presim të eksperimentojmë ngushtimin e rrugës, ata nuk bëjnë bla bla bla ata bëjnë bum bum bum”, shkruan Arian Nikaj.

ME TE LEXUARAT