Çështja ‘Babale 2’/ Gazetarja: Prokuroria s’e ka marrë në pyetje Fredi Alizotin

Aktualitet

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, të mërkurën, deklaroi se Prokuroria nuk e ka marrë ende në pyetje Fredi Alizotin për videon e publikuar dje në darkë në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan.

Lala tha se personi i parë që do merret në pyetje do të jetë deputeti i PD-së, Ervin Salianji, si personi që e publikoi për herë të parë materialin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo tregoi se pas Salianjit, do të pyetet edhe Fredi Alizoti.

Sipas saj, Salianji do të merret në pyetje për çështjen e parë, e cila është quajtur ‘Babale 1’, por edhe për çështjen “Babale 2”.

ME TE LEXUARAT