Çani: Paketa antishpifje do fundosë Ramën dhe ‘kamikazët’ e tij!

Aktualitet

I ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit, gazetari Arjan Çani u shpreh se paketa Antishpifje e propozuar nga kryeministri, do ta fundosë Edi Ramën.

Ai tha se me këtë paketë nuk do të ketë më politikë në ekrane, por në gjykata.“Unë e shoh këtë çështje ndryshe. Unë shoh që ka pafund çështje “Babale” në këtë vend. Politika nuk do të bëhet më në ekrane, por në gjykata. Tani do humbasin shijen e debateve të vërteta antishpifje”, u shpreh gazetari Arjan Çani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Çanit sapo kemi hyrë në “Republikë juridike”. “Njerëzit që i votojnë do përplasen në me politikanët në gjykata dhe jo arena publike”, tha ai.

Moderatori i njohur theksoi se me paketën “Antishpifje”, kryeministri Rama po kontribuon në një proces që “do ta fundosi dhe atë vetë”. “Ka disa portale kamikaze tek ne. Në momentin që hyn kjo gjë në fuqi ata do shkojnë në gjyq. Portalet kamikaze të Ramës duhet të kenë kujdes. Edi Rama do humbasë kamikazët e vetë”, theksoi Çani.

Ndërkohë, ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh se paketa do të mbetet vetëm virtuale, pasi kryeministri nuk i ka votat për ta miratuar atë. Manjani tha se sulmi i kryeministrit ndaj mediave dhe gazetarëve është më i ashpër se ndaj opozitës.

“Kjo paketë është ende virtuale. E vetmja gjë ekzekutive sot është urdhri i AKEP për portalet. Për mendimin tim këtë duhet ta bënte më mirë Drejtoria e Tatimeve. Shpifjen do ta pranoja, por fyerjen jo. Nëpërmjet shpifjes dalin edhe disa të vërteta. Edi Rama është model politik në këtë pjesë, medias i duhet shumë pasi ai bën shoë. Ai në këtë rast e ka me ta gjithë. Sulmi ndaj gazetarëve është pak më i ashpër, por është virtual, pasi falë kushtetutës nuk i ka votat për ta kriminalizuar shpifjen.

ME TE LEXUARAT