Breshëri plumbash makinës së aktivistit të PD, nuk ka të plagosur

Aktualitet

Breshëri plumbash janë derdhur në makinën e biznesmenit, aktivist i Partisë Demokratike, Pjerin Kaçi.

Policia bën me dije se ngjarja ja ndodhur në dy ditë më parë në fashtin Sektor, të njësisië Velipojë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu bëhet e ditur se biznesmeni sapo ka zbritur nga makina dhe ka hyrë në një lokal persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në makinën e biznesmenit.

Mjeti tip Kyron me targë AA 497 UK është qëlluar në pjesën e përparme me armë zjarri por edhe në pjesën e pasme të saj. Në ato momente sipas burimeve biznesmeni Kaçi është futur brenda lokalit për t’i shpëtuar plumbave.

Pas kësaj ngjarje autorët janë larguar me shpejtësi dhe ende nuk janë identifikuar, ndonëse policia është duke vijuar hetimet.

ME TE LEXUARAT