Bllokimi i gjykatave/ 300 gjyqtarë dhe prokurorë të huaj do të vijnë në Shqipëri?

Aktualitet

Nëse do vijojë mungesa për gjyqtarë dhe prokurorë për institucionet e reja të reformës në drejtësi, vendi i tyre do të plotësohet me qjyqtarë dhe prokurorë të huaj!”

Ylli Kameri, një avokat i njohur në vend dhe disa herë pjesë e projekteve ndërkombëtarë në Shqipëri, ka artikuluar për herë të parë publikisht që shpesh është folur nën zë dhe jo zyrtarisht si zgjidhje e kësaj situate.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Kamerie lidhi këtë edhe me një ide të hershme gjatë hartimit të reformës në drejtësi në të cilat ai ka qenë pjesë e konsultave dhe këshillimeve.

Sipas Kamerit, ngërçi i krijuar gjatë krijimin të institucioneve duke sjellë jo vetëm boshllëqe por bllokim të ngritjes së këtyre institucioneve, ka vetëm një zgjidhje, zëvendësimin e vendeve vakante me gjyqtarë dhe prokurorë të huaj.

Sipas Kamerit, vetëm kjo mund të zgjidhë të gjithë problemin e madh që është krijuar aktualisht në Shqipëri.

Kameri shkoi edhe më tej teksa tha:

Personalisht e mbështeste këtë zëvendësim sepse situate është e tillë që e gjithë drejtësia është në një ngërç institucional dhe vendi është pa gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe pritet që edhe Gjykatat e Apelit të bllokohen."

Sipas tij, e vetmja zgjidhje është përfshirja në të e qjyqtarëve të huaj nga vende të BE-së. Por sa e mundur është kjo që të realizohet? Panelistët në emisionin e kundërshtuan me forcë këtë ide duke e cilësuar si shtim të problemit dhe jo zgjidhje.

Ish-ministri i Drejtësisë dhe profesor i të Drejtës Penale Shefqet Muçi tha se nëse kjo do të ndodhte do sillte humbje të sovranitetit të Shqipërisë.

Ai u shpreh:

E provuan këtë mënyrë me gjyqtarë të huaj Rumania, Kroacia dhe ndonjë evnd tjetër dhe dështuan, përse ne duhet të zbatojmë një shembull që në vende të tjera ka dështuar?”

Sipas Muçit kjo situatë zgjidhet vetëm nëpërmjet një konsesusi politik mes qeverisë dhe opozitës dhe asnjë mënyrë tjetër nuk ka për të zhbllokuar këtë problem kaq kardinal për shtetin. Gjithsesi e vërtetë apo jo, e mundshme apo aspak e tillë, ardhja e gjyqtarëve dhe prokuroëve të huaj tani për tani është një ide. Ajo që është reale dhe që e dinë të gjithë është se praktikisht Shqipëria është duke zbatuar reformën më të madhe në drejtësi por njëkohësisht ka mungesë institucionesh që e kanë futur drejtësinë atë në një kolaps që nuk ka ndodhur asnjëherë në këto 107 vjet të shtetit shqiptar.

ME TE LEXUARAT