Biznesi ka një propozim për rritjen e pagave tuaja, por a e degjon njeri?

Kliko per me shume info

Sipërmarrja ka bërë një sërë propozimesh për paketën fiskale të 2019-ës me besimin se do të merren në konsideratë nga qeveria, që më të rëndësishmet prekin TVSH e bizneseve, tatimin mbi pagat dhe tatimin mbi fitimin.

Sa i takon TVSH-së, propozohet heqje e pragut dhe taksimi me 1 për qind të qarkullimit tregtar për të gjitha bizneset

Kliko per me shume info

Po ashtu, propozohet që të ndryshojë tatimi mbi pagat në mënyrë të krijohet shtresa e mesme dhe pagat deri në 35 mijë lekë të mos taksohen. Nga 35 mijë deri në 355 mijë të taksohen me 10 për qind dhe mbi 335 mijë të taksohen 20 për qind. Ky propozim për taksimin e pagave do të thotë që më shumë para të mbeten në xhepin tuaj dhe më pak të shkojnë për shtetin. Aktualisht lëmë një pjesë të konsiderueshme për buxhetin.

Bizneset propozojnë taksim progresiv mbi fitimet e kompanive, në mënyrë që kush fiton më shumë të paguhet më shumë.

Në propozime është përfshirë edhe vendosja e taksës së luksit për rezidencat e shtrenjta në bregdet dhe ulja e taksë së infrastrukturës për ndërtuesit, si dhe transformimi i taksës 3 për qind për banesat sociale.

Ministria e Financave ka zyrtarizuar një ditë më parë draftin për paketën fiskale dhe është dërguar për marrje mendimi tek grupet e interesit deri në datën 17 tetor. Në fund të muajit paketa do të kalojë në Komisionet Parlamentare./SCAN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.