Bilisht/ Sulmohet xhamia, autorët nuk indentifikohen

Aktualitet

Xhamia e qytetit të Bilishtit është dhunuar gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Personat, që ende nuk janë identifikuar nga policia lokale, kanë thyer dhe dëmtuar një prej dritareve të objektit të kultit, por nuk kanë mundur të hyjnë brenda xhamisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arka e xhamisë, por edhe sende me vlerë nuk janë prekur, ndërsa kreu i myftinisë së Devollit, ngre shqetësimin se dhunimi dhe vjedhja e objekteve të kultit po kthehet në një fenomen shqetësues në juglindje.

Xhamia e Bilishtit është i dyti objekt kulti, që është sulmuar gjatë ditëve të fundit, por policia ende nuk ka rënë në gjurmë të autorëve, të cilët dyshohet të jenë endacakë. /abcnews/

ME TE LEXUARAT