Berisha nxjerr foton: Rama dhe Dako të lidhur me grupin e Avdylajve të Shijakut

Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar foto në emisionin “Open” në TCH që sipas tij faktojnë lidhjet e trafikantëve të drogës Avdulajve të Shijakut me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe kryeministrin Edi Rama.

Berisha tha se klani “Avdyli” është shumë i fuqishëm dhe është angazhuar fuqimisht në zgjedhje për PS-në. Sipas Berishës, në 2016-ën është hapur një çështje në prokurori që lidhte Avdylajt dhe Dakon, por tashmë organi i akuzës e ka hequr emrin e kryebashkiakut socialist.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ka një çështje penale me numër 139 të vitit 2016 ku klani “Avdyli” bashkë me Vangjush Dakon është në ndjekje të vazhdueshme. Është hapur çështje penale në 2016-ën për trafik droge dhe vjedhje votash.

Çfarë ndodhi? U shpëtua Gjushi dhe u arrestuan Avdylët. Lidhjet e Avdylëve shkojnë deri te Edi Rama. Ja ku e keni foton e Ramës me Avdylët. Ka video dhe foto të lidhjeve të Ramës me Avdylët dhe Bajrët.

Gjushi me urdhër të Avdylëve ka emëruar inspektorin e mjedisit për Durrësin. Ka emëruar një Edlir Cerri. Ky është emëruar në kundërshtim me ligjin ndërsa ka një vëlla trafikant në Gjermani. Këta kanë emëruar drejtor AKU-je, inspektoratin e ndërtimit të qytetit” – tha Berisha.

ME TE LEXUARAT