Berber dhe piktor, ky është ish emigranti me talent që “dorëzon” gërshërët dhe merr penelin

Soft

Ylli punon si berber prej 5 vitesh, që kur u kthye nga emigrimi në Greqi.

Berberhana e tij në një lagje të Tiranës nuk u ngjan atyre normaleve. 47-vjeçari veç punë së përditshme, ka pasion edhe pikturën. Aq sa dyqani i tij është kthyer edhe në një studio shlodhëse për orët e mbrëmjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në kohen e lire merrem me pikturë. Ndodh që ikën klienti i fundit, nuk kam të tjerë, ule qepenin dhe nis relaksohem janë këto pyetjet ç’ne berber piktor, ndodh ajo habia. Të jep kënaqësi”.

Ndryshe ka profesion si berber të cilin Ylli e trashëgon nga familja, piktura ka qenë një rastësi e bukur në jetën e tij.

“Piktura ka nisur në gjimnaz. Me disa vizatime të thjeshta me laps. Me pas tentova në bojë, peizazhe të ndryshme e portrete”.

Shpesh, Ylli mundohet të gjej lidhjen mes profesionit të berberit dhe pasionit të pikturës për t’i dhënë përgjigje edhe vetvetes.

“Të thuash që kanë lidhje me njëra-tjetrën, nuk kanë. Por ka moment që edhe lidhja mes tyre ekziston. Pjesa e punës si berber plotëson anën ekonomike të familjes, ndërsa puna e pikturës plotëson anën shpirtërore”.

Pikturat e Yllit nuk janë në shitje. Ato korniza të varura në mur i heqin lodhjen e ditës ndërsa të rralla janë rastet kur ai pranon porosi nga klientët e tij të berberhanës.TCH

https://youtu.be/EDyi2iz6gxM?t=55

ME TE LEXUARAT