Basha: Rama, grup të posaçëm për të mbrojtur familjen kriminale Xhafaj

Politikë

Pak pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda publikoi një deklaratë zyrtare për ecurinë e hetimeve për çështjen “Babale”, ku bënte me dije ndër të tjera edhe vënien nën hetim për kallëzim të rremë të deputetit të PD, Ervin Salianji, ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në “Twitter”, Basha shprehet se Edi Rama ka krijuar një grup për të mbrojtur familjen kriminale Xhafaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Grupi i posaçëm që ka krijuar Edi Rama, për të mbrojtur familjen kriminale Xhafaj, duke falsifikuar prova e dëshmitarë dhe sulmuar këdo që rrezikon kriminelët”, shkruan Basha në “Twitter”.

ME TE LEXUARAT