Basha paraqitet në prokurori për Xhisielën: Ky është fillimi i fundit të Edi Ramës

Kliko per me shume info

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbërritur për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës për te deshmuar per çështjen ‘Xhisiela’,  ne lidhje me padine e Taulant Balles per akuzat shperdorim detyre, fyerje dhe kallezim i rreme.

Ne hyrje te prokurorise, Basha ka thene se thirrja e kryetarit te opozites ne prokurori eshte fillimi i fundit te Edi Rames i cili po perdor institucionet e shtetit per interesat e tij.

Kliko per me shume info

Basha është ftuar të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë deklarime pasi është kallëzuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, për ‘kallëzim të rremë’ e ‘fyerje’.

Sipas Ballës, kryeopozitari në bashkëpunim me ish-nënkomisarin Emiljano Nuhu e gazetarin Basir Collaku, sajuan një skenar me qëllim dëmtimin e imazhit të tij. Kjo lidhet me denoncimin publik që ish-nënkomisari Nuhu, bëri gjatë një interviste që realizoi me gazetarin Basir Collaku, ku pretendonte se është kërcënuar me armë në zyrën e tij të punës në stacionin e policisë së Fushë Krujës, në prani të deputetit socialist Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.