Basha: Audio-përgjimi i Xhafajt, ja provat e faktet pse hetimi është manipuluar

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë blu, ka lëshuar akuza të forta mesditën e sotme në lidhje me lidhjet e krimit me qeverinë dhe me eksponentë të mazhorancës.

Basha: “Videoja ( e audiopërgjimit) është e pamanipuluar, zëri në të është i Agron Xhafajt. Regjistrimi është i vërtetë. Sado të manipulohen hetimet ,nuk do t’ia dalin dot.

Kliko per me shume info

Shikoni faktet dhe gjykoni vetë: Prokuroria ka çuar në angli një kopje të videos të marra nga mediat dhe jo origjinalin bruto. Kjo është bërë me qëllim.

Fakti i dytë: Kampionet e zërit të Agron Xhafajt janë marrë në shkelje të çdo proçedure, janë të dobëta dhe kjo është bërë me qëllim që të mos identifikohet.

Së treti, ekspertiza angleze nuk përjashton mundësinë që zëri në video dhe ai në laborator – të çuara ma kast me cilësi të dobët – mund të jetë i Agron Xhafajt.

Prokuroria nuk ka asnjë fakt që ka manipulim.

Në hetimin e Prokurorisë mungon Agron Xhafaj që nuk është marrë nën pyetje. Pra është bërë hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pa e marrë në pyetje Agron Xhafajn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.