Basha akuza Prokurorisë, lidhjet e krimit me pushtetin po i trajton si sekret shtetëror

Politikë

Në një komunikim për mediat pas daljes nga Prokuroria, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se organi i akuzës, po i trajton lidhjet e krimit me pushtetin si nxjerrje të sekretit shtetëror, sa i përket çështjes së “Toyota Yaris”.

“Prokuroria në vend që të hetojë prapa transaksioneve të eurove me Toyota Yaris dhe në vend që të hetojë se kush i garanton këto akte krimnale, po e heton si një nxjerrje të sekretit shtetëror”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej Basha ka thënë se Prokuroria ka fakte për arrestimin e Ballës, Dakos, Tahirit, Sejdinit, por nuk i arreston ata.

“Prokuroria ka fakte të mjaftueshme për të kërkuar arrestimin e Ballës dhe për për të kërkuar dekada burg për Vangjush Dakon, Saimir Tahirin , Qazim Sejdinin, por e kapur nga pushteti kriminal i Ramës, Prokuroria po i trajton lidhjet e pushtetarëve me krimin si sekret shtetëror. Po mbron lidhjet e Ballës, Dakos dhe Tahirit me lidhjet e bandave të krimit të organizuar”,-tha Basha.

ME TE LEXUARAT