Banorët e Laprakës përzënë Ulsi Manjën: Hiq fadromat

Kliko per me shume info

Një përplasje ka ndodhur mes Ulsi Manjës dhe qytetarëve të Laprakës dje pasi këta të fundit ishin duke protestuar për një hapësirë publike, (fushë sporti) në këtë zonë që të mos prishet.

Banorët të revoltuar kërkojnë që kjo fushë të mos betonizohet dhe kanë kërkuar lagimin e fadromave pasi kërkojnë që ajo të jetë një hapësirë e lirë publike sportive.

Kliko per me shume info

Për t’i qetësuar banorët ka shkuar në protestë deputeti i PS-së Ulsi Manja, i cili është përzënë nga këta të fundit. Banorët të irrituar i kanë theksuar Manjës largimin bashkë me fadromat dhe se lagjia e tyre nuk ka nevojë për betonizim.

DEBATI:

Banorët: Duam fushën.

Manja: Për fushën mos më pyesni më, unë jam më i shqetësuar se ju. Nuk i largoj dot fadromat.

Banorët: Kush ti? Po të ishte nuk do e lije kështu. Pa larguar eskavatorin ne nuk ikim që këtu. (Manja largohet nga fusha.)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.