Ballack: Low duhet të ishte larguar pas Botërorit

Kliko per me shume info

Sipas Michael Ballack, trajneri i kombëtares duhet të ishte tërhequr pas Botërorit të tmerrshëm të Gjermanisë në Rusi.

“Unë, ashtu si shumë të tjerë, u befasova që ai arriti ta mbante vendin e punës,” shprehet Ballack për Deutsche Welle.

Kliko per me shume info

“Ai ka punuar për një kohë të gjatë me ekipin. Vjen një moment që nuk funksionon më, kur dikush punon aq gjatë me një ekip sa ai.

“Ishte e dukshme që disa lojtarë nuk ishin në nivelin e duhur.

“Dhe dukej qartë se disa lojtarë luanin jashtë pozicionit të tyre. Prandaj duhet të gjykohen përgjegjësit, dhe nuk e di nëse Low është njeriu i duhur.”

Sipa Ballack, skandali i Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan ka ndikuar në paraqitjen e ekipit në Botëror.

“Këto gjëra nuk duhen në prag të një Botërori.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.