Balla: Dhëndri i Berishës më qëlloi me grushte e shqelma në sy të gruas

Aktualitet

Ka kujtuar edhe një herë një incident të ndodhur disa vite më parë mes dhëndrit të Sali Berishës dhe tij, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke folur në seancën e sotme parlamentare, Balla jo vetë që pranoi dhunën e ushtruar ndaj tij, por tregoi se gjykata në Itali nuk ka pranuar që Jamarbër Malltezi të paguajë për dëmin e shkaktuar.

Taulant Balla u shpreh:

Procesi në Itali bën fjalë për një akt të turpshëm të degjenerimit të familjes së Berishës, dhëndri i Saliut më goditi në prezencë të bashkëshortes dhe dje gjykatësi italian nuk pranoi ofertën e dhëndrit të Saliut për të paguar para ndaj meje për dëmin e shkaktuar, se këta janë mësuar paguajnë para për “Babalen”, kunatin e “Babales”. Dje gjykatësi vendosi që oferta 2 mijë euro të mos pranohej".

Kujtojmë se kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2016, në aeroportin "Leonardo Da Vinci" në Romë, ku dy figurat e njohura politike janë hasur dhe përplasur mes tyre në të njëjtin aeroport.

Me të mbërritur në Shqipëri, Balla e ka kallëzuar në aeroportin e Rinasit dhëndrin e Berishës, duke u shprehur se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Në atë kohë, Balla ka thënë:

Malltezi ka ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Ngjarja ndodhi teksa po prisja avionin në aeroportin ‘Da Vinci’ në Romë. Aty jam qëlluar me grushte e shkelma nga Malltezi. Kam qenë me gruan time”.

ME TE LEXUARAT