Arsenal triumfon sërish, përballë Leiçester fitorja e 10-të rradhazi

Kliko per me shume info

Skuadra e Unai Emeryt ka arritur të mposhtë sonte Leicester Cityn me rezultatin final 3-1. Në ”Emirates Stadium”, miqtë e filluan më mirë takimin, duke shënuar të parët pas 31 minutash lojë, pas autogolit të Hector Bellerin.

Por, pak para përfundimit të pjesës së parë, Mesut Ozil shënoi për t’i barazuar shifrat. Në pjesën e dytë ishte Pierre-Emerick Aubameyang i cili shënoi dy gola për tre minuta 63′ dhe 66′,për t’i dhuruar fitoren e radhës Arsenalit.

Kliko per me shume info

Kjo është fitorja e shtatë rresht në Premier Ligë për Arsenalin dhe e 10-ta të gjitha garat, gjë që vërteton formën fantastike të klubit londinez nën drejtimin e Unai Emery. Pas 9 ndeshjeve të zhvilluara, Arsenali renditet në vendin e katërt me 21 pikë, ndërsa Leicesteri në vendin e 11-të me 12 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.