“Arratiset në Londër shefi i komisariatit të Hasit pas zbulimit të Laboratorit”

Politikë

Para katër ditësh u zbulua në Has një laborator kokaine i cilësuar si “Xibraka 2” për nga madhësia dhe përfshirja e personave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zbulimi i laboratorit vazhdoi me një efekt domino me të arrestuar të shumta nga Hasi në Shijak, për t’u trafikuar më pas në Gjermani.

Pas arrestimit të grupit të Avdylajve në Shijak u bë me dije se ky grup ishte porositësi i kokainës ku i përfshirë ishte edhe Lul Berisha me nipat e ish-deputetit socialist Ndoka.

Por një mesazh i publikuar nga ish-kryeministri Berisha para pak minutash ngre dyshime të shumta, pasi shprehet që shefi i komisariatit të Hasit është arratisur në Londër.

Berisha shkruan:

Arratiset narkokomisari i Hasit!

Lexoni mesazhin qytetarit dixhital.

Përshëndetje dr mas zbulimit te laboratorit te Hasit shefi i komisariatit Has ka ikur ne Londër për mi pshtu arrestimit z. Rrustem Mazrreku.

ME TE LEXUARAT