Armë dhe lëndë narkotike në Tiranë, arrestohen tre. Emrat

Aktualitet

Gjatë një aksioni të policisë së Tiranës janë arrestuar tre persona

Atyre u janë gjetur sasi droge dhe arme luftarake

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia bën të ditur se është shpallur në kerkim edhe një person tjeter

Ja njoftimi i policisë për aksionin:

Tiranë - Operacion antidrogë i koduar “Argjinatura”.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohet lëndë narkotike, armë zjarri, municion luftarak, automjet dhe aparate celular.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Argjinatura”, arrestuan në flagrancë shtetasit :

- Shaqir Jeminaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.

- Hektor Krrashi, 18 vjeç, banues në Tiranë.

- Bashkim Hysa, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi :

- E. M., 32 vjeç, banues në Tapizë.

Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se merreshin me aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike. Këta shtetas janë konstatuar në rrugën “Berisha”, ku shtetasit E. M., dhe Sh. J., ndodheshin brenda mjetit tip “Mercedez Benz”, ndërsa shtetasit H. K., dhe B. H., jashtë mjetit. Në momentin që këta shtetas kanë konstatuar shërbimet e Policisë shtetasi E. M., ka arritur të largohet me vrap, ndërsa tre të tjerët janë kapur në flagrancë ku dhe gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën e bagazhit të mjetit është gjetur një qese brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike, armë zjarri dhe municion luftarak.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

- 1 kg e 36 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”

- armë zjarri automatik

- 3 krehëra metalik arme zjarri

- 442 fishekë arme zjarri Model 56

- 129 fishekë arme zjarri Model 54

- automjet Mercedez Benz

- 3 aparat celular

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuara nga neni 283/2 d i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

ME TE LEXUARAT